Lajme

Albright: Mirënjohëse ndaj Kosovës dhe Shqipërisë për ofrimin e strehimit për afganët

Ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright,

Ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka shprehur mirënjohjen e saj për vendet që kanë pranuar të mirëpresin refugjatët afganë, shkruan SHQIP.com

Në mesin e këtyre shteteve janë edhe Kosova dhe Shqipëria.

Albright në një postim në Twitter ka thënë se duhet të përqendrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan.

“Përderisa SHBA-ja po punon që t’i evakuojë ata në rrezik të veçantë nga talibanët, i jam mirënjohëse Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore që kanë ofruar strehim për aleatët afganë, e posaçërisht për gratë dhe liderët e shoqërisë civile dhe pres edhe nga të tjerët që ta bëjnë këtë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë pëlqimin e saj që t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për strehimin e përkohshëm të një numri refugjatesh nga Afganistani.

Osmani tregoi se Qeveria e Kosovës e ka formuar një grup punues për këtë çështje, pas kërkesës amerikane.

Të njëjtim vendim e ka marrë edhe Qeveria e Shqipërisë, të dielën – për këtë ka shkruar edhe Reuters.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës e pranoi se ka komunikim të vazhdueshëm me Qeverinë e SHBA-së për këtë krizë humanitare./SHQIP.com