Lajme

Albin Kurti i fton në takim veteranët e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar në takim përfaqësuesit e veteranëve të Kosovës.

Kurti ka njoftuar se do të anulojë takimin e nesërm në Forumin e Prespës për të pritur në takim veteranët e UÇK-së të cilët po protestojnë për të kërkuar përfshirjen e tyre në ligjin për pagën minimale.

Ndërsa bëri thirrje që seanca e Kuvendit të vazhdoj.

“Prandaj po them që duhet të vazhdoj kjo seancë e unë po takohem përpara se të vijë në lexim të dytë. Kjo është çfarë po ofroj”, është shprehur Kurti.

Kreu i Qeverisë tha se dëshiron që veteranët të kenë kompensim më të lartë se paga minimale.

Ai tha se ky kompensim duhet të jetë për veteranët e vërtetë.

“Ne jemi që veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kenë kompensim mirënjohje, falënderim shumë më të lartë se paga minimale, por një numër i vërtetë i tyre”, tha Kurti.

Kurti shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me organizatat e dalura nga lufta në mënyrë që të vijnë deri tek numri i vërtetë i veteraneve të UÇK-së.

“Por duhet të mbërrijmë të numri i vërtetë i tyre dhe për këtë unë jam vërtete shumë i interesuar dhe i gatshëm që të bashkëpunojë edhe me organizatat e dalura nga lufta në mënyre që të vijmë tek ai numri i vërtetë që neve na e shton dinjitetin dhe respektin po edhe të  një kompensim më i lartë se paga minimale që mund të quhej respekt e dinjitet”.

Lexo edhe:
Veteranët paralajmërojnë vendosjen e tendave para Kuvendit: Do të rrimë ditë e natë derisa ky pushtet të reflektojë

Tutje, Kurti tha se paga minimale nuk mund të quhet respekt dhe dinjitet për veteranët.

Ligji për Pagën ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës duke e rritur atë në 264 euro bruto.

Në të nuk janë përfshirë kategoria e veteranëve, gjë për të cilën sot ata po protestojnë./Shqip.com