Albërije Hatërgjonaj flet për herë të parë për vuajtjet e Trixës pas ndarjes nga Donaldi

Këngëtarja, Beatrix Ramosaj ka treguar se gjatë kohës kur ka dalë nga Big Brother ka kaluar momente të vështira.
Ajo në një video ka treguar për bullizimin që ka marrë.
Së fundmi për këtë ka reaguar edhe tezja e saj, Albërije Hatërgjonaj, e cila tha se Trixa ka kaluar momente të vështira.
“E vërteta e gjithë kësaj situate të pakëndshme, është se njerëzit asnjëherë nuk ulen të mendojnë një situatë të dikujt tjetër. Një vajzë si Beatrix është shumë e brishtë, disa vajza dhe djem i përjetojnë pak më ndryshe situatat. Trixa është një vajzë shumë e çiltër, e keni parë të gjithë, është një vajzë e padjallëzuar dhe e përjetoi shumë, sepse përveçse na bombarduan të gjithëve, u bullizuam të gjithë.

Në rastin e Beatrixit, unë nuk e kam kuptuar se ishte një gjë që nuk ishte asgjë, thjesht vërshimet e atyre njerëzve me ato komente negative e kanë bërë të kalojë momente të vështira. Bullizimi online është më i dëmshëm se ai përballë, është shumë herë më i rëndë. Beatrix është shumë e butë dhe shumë delikate në çdo vendim, por një super talent, një vajzë bukuroshe dhe për këtë duhet vlerësuar dhe jo t’ia humbasësh të gjitha vlerat tjetrit”, tha këngëtarja në “Në kurthin e Piter Pan”.
Ndryshe, Trixa që nga dalja në Big Brother është ndarë me Donaldin, ky i fundit ka kërkuar falje nga Bora Zemani./SHQIP.com