Sport Ndërkombëtar

Al-Ittihad, pas Benzemas, transferon edhe një tjetër yll evropian

Pas sigurimit të “bomberit” francez të Real Madrid, Karim Benzema, “gjigantët” arabë të Al-Ittihad, duket se nuk kanë të ndalur dhe sipas raportimeve më të fundit janë afër nënshkrimit me mesfushorin defensiv të Chelseas, N’Golo Kante, si një lojtar i lirë.

Sipas raportimeve të gazetarit të mirënjohur të futbollit, Fabrizio Romano, drejtuesit e Al-Ittihad sapo kanë mbërritur në Londër për të bërë gati dokumentet, me kushtet e kontratës që tashmë janë pranuar nga francezi 32-vjeçar.

“Gjigantët” arabë vendosën t’i japin mesfushorit të Chelseas, një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025, teksa do të përfitojë 100 milionë euro në sezon, shifër në të cilën përfshihen dhe bonuset nga klubi.

Kujtojmë se, Kante është në ditët e fundit të kontratës së tij, me “blutë” e Chelseas, ku u transferua në verën e vitit 2016 nga “dhelprat” e Leicester.

/Shqip.com