Rozë Ndërkombëtar

Aktori turk me prejardhje shqiptare rrëmben çmimin “Aktori më i mirë ndërkombëtar” në Venecia

Festivali i filmit u mbajt edhe këtë vit në Venecia.

Can Yaman dhe Francesca Chillemi kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Venecia, madje edhe janë shpallur çifti më i bukur i tapetit të kuq.

Çifti i aktorëve ka prezantuar filmin ‘Viola come il Mare’ në edicionin e 79-të të Festivalit të Venecias.

Aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman ka fituar çmimin “Aktori më i mirë ndërkombëtar” në Festivalin e 79-të të Filmit në Venecia.

32-vjeçari mori pjesë në festival me aktoren, dhe të dashurën e tij Francesca Chillemi, me të cilën ndau rolin kryesor në serialin “Viola Come Il Mare”, i cili do të nisë transmetimin më 30 shtator.

Kujtojmë që Can së shpejti do të jetë para kamerës për serialin e ri të quajtur ‘El Turco’ që do të xhirohet në Hungari./Shqip.com