Rozë

Aksidentohet reja e Sali Berishës

Armina Mevlani është blogerja shqiptare që i ka rrëmbyer zemrën Shkëlzenit, djalit të Sali Berishës.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat shqiptare Armina sot është përfshirë në një aksident rrugor.

Në fotot e siguruara nga “Abc” mësohet se nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Foto: Ilustrim

Theksojmë se ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.

Përndryshe, Armina është një ndër blogeret më të njohura në Shqipëri, e pëlqyer mjaft shumë për aktivitetin e saj jo vetëm në rrjetet sociale por edhe në botën e ekranit, ku së fundmi i është bashkuar një programi televiziv të quajtur “Goca dhe Gra”./Shqip.com