Lajme Ballkan

Aksidenti tragjik i trenit në Greqi, Osmani shpreh ngushëllime

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twitter ka shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik hekurudhor që ka ndodhur në Greqi.

E para e vendit duke shprehur ngushëllime, shkruan se “zemrat tona janë me popullin grek”.

“Zemrat tona janë me njerëzit e Greqisë në vijim të aksidentit shkatërrues të trenit dhe humbjes tragjike të jetës”, shkruan Osmani.

Lexo edhe:
Të paktën 32 të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi

“Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe dëshirojmë një shërim të shpejtë për të dëmtuarit”, ka shkruar tutje presidentja Osmani.

Lexo edhe:
Begaj: Do të qëndrojmë pranë popullit grekë

Ndryshe, një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur 32 persona, ndërsa të paktën 85 janë plagosur.

/Shqip.com