Lajme

Begaj: Do të qëndrojmë pranë popullit grekë

Të paktën 32 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një shërbim pasagjerësh u përplas me një tren mallrash pranë qytetit të Larisës.

Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës në përpjekje për të liruar të mbijetuarit.

Me anë të një postimi në Twitter, Presidenti i Shqipërisë ka thënë se ai dhe Shqipëria do të qëndrojnë pranë popullit grekë në këto momente të vështira.

Lexo edhe:
Të paktën 32 të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi

“Të tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje . Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve u uroj shërim të shpejtë. Shqipëria dhe unë qëndrojmë përkrah Greqisë”.

Të mbijetuarit kanë thënë se shumë pasagjerë kanë dalë nga dritaret për shkak të presionit të lartë.

/Shqip.com