Lajme Ballkan

Të paktën 32 të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi

Foto Reuters

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasjeje trenash në Greqinë veriore të martën në mbrëmje. Dhjetëra persona janë lënduar.

Në njërin tren ishin rreth 350 persona. Ky tren u përplas me një tren mallrash.


Ekipet e shpëtimit operojnë në vendin e një aksidenti, ku dy trena u përplasën, pranë qytetit të Larisës, Greqi, 1 mars 2023. REUTERS

Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës në përpjekje për të liruar të mbijetuarit.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi përplasjen, raporton BBC.

/Shqip.com