Lajme

4 aksidente me trotinetë elektrikë gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24-të orëve të fundit kanë ndodhur 4 aksidente me trotinetë elektrikë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana mjekut Besnik Ibishi që ka shpërndarë një apel të një kolegu të tij.

Në postim e Lavdrim Agushit të cilën e ka shpërndarë Ibishi , është kërkuar nga prindërit që të kenë kujdes meqë vetem me kujdestarinë e mbrëmshme janë trajtuar katër persona me lëndime serioze si rezultat i lëvizjes me “scooter” të vegjël dhe elektrikë.

Postimi në Facebook

“19 vjeçar me frakturë të bazës së kafkës dhe lëndime tjera serioze,7 vjeçare duke lozur me trotinet e goditur nga vetura,21 vjeçare me lëndime të shumëfishta të ekstremiteteve ,4 vjeçar me lëndim-shqyerje të veshit si pasojë e rrëzimit me trotinet”, thuhet në postimin e shpërndarë.

Shpejtësia ,pakujdesia ,sidomos mungesa e infrastrukturës tek ne dhe shumë faktorë tjerë po shkaktojnë lëndime serioze që kushtojnë me jetë, ka shtuar më tutje Agushi./Shqip.com