Ekonomi

Ahmet Ismaili kryeson në garën për Guvernator të BQK-së

BQK

Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu, Shkendije Himaj, janë zgjedhur në listën e ngushtë të kandidatëve për të marrë drejtimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, sot më 01.02.2023 është dërguar në Kuvendin e Kosovës dhe Qeveri, lista e kandidatëve për pozitën e Guvernatorit/es të Bankës Qendrore të Kosovës, si në vijim:

Ahmet Ismaili – 35.3 pikë,

Nexhat Kryeziu – 34.0 pikë,

Lulzim Ismajli – 33.0 pikë,

Shkendije Himaj – 26.0 pikë.

Lexo edhe:
Këta janë emrat që garojnë për Guvernator të BQK-së

Për sqarim, maksimumi i mundshëm i pikëve për pozitën si më lartë ka qenë 40 pikë.

Kështu ka bërë të ditur BQK-ja me anë të një komunikate për shtyp lidhur me konkursin për pozitën e Guvernatorit/es në këtë institucion.

/Shqip.com