Lajme

AGK dënon ashpër sulmin e shefit të stafit të Kurtit ndaj mediave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e ka dënuar sulmin e Luan Dalipit, shef i stafit të Kryeministrit, Albin Kurti ndaj mediave

AGK-ja e ka konsideruar të rrezikshme thirrje publike të njeriut më të afërt të kryeministrit Kurti në qeveri dhe sipas tyre është thirrje e hapur për linçim.

“Gjuha e zotit Dalipi është në vazhdimësi të sulmeve të individëve të shumicës parlamentare në Kosovë, që rrezikon direkt sigurinë e gazetarëve dhe rëndon klimën e të bërit gazetari në vend”, thuhet në njoftim.

Shefi i stafit të Kryeministrit, Albin Kurti, Luan Dalipi, me anë të një shkrimi ka thënë se mediat “ngjasojnë me kompani të kriminalizuara”.

Dalipi ka thënë se media po përdoren për të shantazhuar qeverinë.

“Nuk është gjë e re përdorimi i ndonjë mediumi për të shantazhuar qeverinë. Thurja e gënjeshtrave apo kurtheve dhe plasimi i tyre në portale i bën këto të fundit të ngjasojnë me kompani të kriminalizuara që model biznesi kanë shpifjen dhe tentimin për të shantazhuar qeverinë dhe apo manipuluar publikun, ose thjeshtë për të fituar pandershëm sa më shumë përmes klikimeve shikueshmërisë së ‘lajmeve’ të tyre”, ka shkruar Dalipi në “Facebook”./Shqip.com

Sipas Dalipit, disa media kanë pasur mijëra euro të hyra nga disa ministri dhe Telekomi i Kosovës nga viti 2015 deri në vitin 2020.

“Gjatë periudhës 2015-2020 janë paguar rreth 3.7 milion euro për 30 media portale, nga disa ministri dhe Telekomi i Kosovës. Rreth 615.000 euro në vit, rreth 51.000 euro në muaj”, shkruan Dalipi.

Lexo edhe:
Shefi i stafit të Kurtit: Mediat ngjasojnë me kompani të krimininalizuara