Rozë

Afrona pendohet për ndarjen nga Blero? Ja fotot që ngritën dyshime

Afrona dhe Blero aktualisht janë çifti më i përfolur për shkak të lajmeve që qarkulluan për ndarjen e tyre.

Ndonëse ndarja veç ishte konfirmuar nga veprimet e dyshes, por siç duket është modelja ajo e cila po iu tollovit kokën ndjekësve.

Pak ditë më parë, Afrona kishte shkruar një status sikur thumbonte dikë.

Jeta të përul aq shumë teksa rritesh. Ti e kupton në sa budallallëqe ke humbur kohë”, shkruhej në postim, ndërsa ajo i kishte vendosur mbishkrimin “Kështu është jeta”, shkruante Afrona.

Por shumë pak nga ky postim, bjondja simpatike duket sikur jep sinjale të tjera, teksa publikon disa foto nga albumi i dasmës së saj.

Ndoshta ka larguar çdo gjurmë nga Blero, por me fotot e saj me fustan të bardhë, na bëri të dyshojmë se ndoshta vendimi për ndarje ka qenë pak i nxituar.

Ende nuk dihet sesi do ta marrë këtë Blero, kur të shoh fotot e dasmës së tij.

View this post on Instagram

A post shared by Afrona Dika (@afronadika)

Kujtojmë se Blero e Afrona ishin martuar me dasmë përrallore në Shëngjin në shtator 2019./Shqip.com