Rozë

Adriana Matoshi shfaqet në formë të mirë, pas operacionit të tumorit në tru

Adriana Matoshi

Aktorja dhe njëherësh deputetja, Adriana Matoshi, është rikthyer në formën më të mirë të mundshme.

Pas operacionit që pati për tumor në tru, Matoshi tashmë është kthyer në normalitet.

Ajo në rrjetin social Instagram ka shpërndarë disa imazhe, ku shihet e veshur me plot stil.

Adriana zgjodhi që të vishet me të zeza, derisa makijazhin e kishte të realizuar në mënyrë profesionale.

Sipas të dashurit të saj, Keith, aktores i është rikthyer sëmundja për shkak të stresit, ndërsa operacioni i saj pati sukses./SHQIP.com