Rozë

Adriana Matoshi rrëfen momentin kur kuptoi se iu kthye tumori në tru

Adriana Matoshi

Adriana Matoshi është padyshim artistja që fansat e marrin shembull për të mirë.

Ajo së fundmi ka pasur një operacion për tumor në tru, të cilin e ka kryer me sukses, derisa i është rikthyer sërish ‘jetës normale’.

E ftuar në emisionin “Goca dhe gra”, ajo ka rrëfyer historinë prekëse.

“Ka qenë dita kur kam hyrë në ‘Big Brother VIP’, për të takuar Arjolën. Kam pasur shumë marrje mendsh, por u përpoqa të mbaj veten, që Arjola të mos e kuptonte. U vizitova të nesërmen dhe aty kuptova që kisha sërish tumor”.

“Nuk doja t’i tregoja njeriu, por doja t’i jepja forcë dhe të tjerëve dhe bëra postimet në rrjetet sociale. Asgjë nuk është si shëndeti, s’ka lidhje as fama, asgjë tjetër”, është shprehur aktorja.

Edhe në këtë paraqitje, Adriana nuk ka lënë pa falënderuar të gjithë ata që e mbështetën gjatë kësaj periudhe./SHQIP.com