Adriana Matoshi pritet të lëshohet nga spitali, gjendja e saj është e mirë
Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, para disa ditësh i është nënshtruar operacionit për tumor në tru.
Një sëmundje e tillë asaj i është rikthyer për herë të dytë, pas nëntë vitesh kur e kishte luftuar.
Sidoqoftë kësaj, operacioni ka shkuar për mrekulli dhe Matoshi pritet që të lëshohet nga spitali, pasi gjendjen e ka stabile.
Këtë e ka bërë të ditur mikesha Gentiana Bunjoshi, për Klan Kosova, duke theksuar se shëndeti i saj është i mirë.
“Adriana është më mirë, ka filluar të marrë veten dje dhe sot, nesër ose pasnesër lirohet nga spitali dhe do të jetë në regjim shtrati në shtëpi. Do të vazhdojë me terapinë derisa gjendja të përmirësohet komplet”, tha ajo.
Ndërkaq, aktorja ishte ajo vet që kishte njoftuar ndjekësit në rrjetet sociale për rikthimin e tumorit në tru./SHQIP.com