Rozë

Acarohet Vjollca Haxhiu pasi që lajmet e rrejshme e shpallin të vdekur

Këngëtarja, Vjollca Haxhiu

Ditëve të fundit në rrjetet sociale ka qarkulluar një lajm i rrejshëm për vdekjen e këngëtares , Vollca Haxhiu.

Pas këtij lajmi artistja ka reaguar menjëherë duke thënë së është shumë mire dhe se ky lajm është plotësisht i rremë.

Ajo ka publikuar lajmin në InstaStory dhe thekson se është paturpësi dhe një shqetësim natyrisht për rrethin e familjen e saj.

“Kjo është vetëm paturpësi, shqetësim nga të pashpirtët”, ka shkruar Haxhiu.

Vjollca nuk është e vetmja artiste e estradës shqiptare që është shpallur e vdekur, pasi një gjë e tillë më herët më disa nga artistët e njohur të cilët po ashtu kanë demantuar lajmin.

Lidhur me këto reagimet kanë qenë të ashpëra, por që deri më tani nuk është marrë ndonjë masë.

Në anën tjetër, as Vjollca nuk ka treguar nëse do të marrë masa tjera në lidhje me lajmet e shpërndara./SHQIP.com