Lajme

Abdixhiku shprehet vullnetar që Byroja t’ia verifikojë pasurinë atij dhe deputetëve të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe deputet në Kuvend, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është shprehur vullnetarë që të parit t’i kontrollohet pasuria.

Ai tha se kjo nisje të bëhet edhe me grupin e tij parlamentar.

“Përtej çdo dyshimi, i ripërsëris fjalët: Unë dhe Grupi Parlamentar i LDK-së jemi vullnetar në verifikimin e pasurisë”, thuhet në deklaratën e dhënë nga Abdixhiku të postuar edhe në faqen zyrtare të LDK-së.

Deklarata e Abdixhikut vjen pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurive të Pajustifikueshme.

Kjo ka qenë një iniciativë e Qeverisë, por që edhe LDK-ja kishte deklaruar se mund të ju verifikohet pasuria.

Megjithatë, të gjitha partitë opozitare e kanë parë këtë byro si të rrezikshme për sistemin e drejtësisë.

Ndryshe, të enjten Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Këtë projektligj e kanë votuar pro 61 deputete dhe 58 të tjerë kundër si dhe 3 nga abstenuan.

Lexo edhe:
Miratohet Projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, Konjufca dhe Kica abstenojnë

“61 deputetë kanë votuar për këtë projektligj. 58 vota janë për, 3 deputetë kanë abstenuar, kështu që konstatoj se Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ky i fundit bashkë më deputetja Doarsa Kica abstenuan.

Paraprakisht, kryeministri Albin Kurti tha se “jemi të gatshëm të vazhdojë procesi i konsultimeve me të gjitha partitë”.