Lajme

Abdixhiku: Duhet të kërkohet falje për deklaratat për Oliver Ivanoviçin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kërkuar nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të kërkojë falje për deklaratat e tij për Oliver Ivanoviçit.

Në fjalën e tij më tutje Abdixhiku kërkoj edhe shkarkimin e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Lexo edhe:
Reagon sërish Martin Berishaj, demanton lajmet rreth aferës

“Sot në këtë Kuvend kam dy kërkesa – shkarkim për të parin dhe mbajtje përgjegjës për secilin të ndërlidhur me të, kërkim falje për lartnimin e një krimineli të luftës nga kryeministri Kurti. Kosova meriton më mirë, Kosova meriton më shumë”, deklaroi ai.

Lexo edhe:
Kurti përkujton Oliver Ivanoviqin, autorët të dalin para drejtësisë

Ai ka parashtruar edhe një pyetje për qytetarët e Kosovës.

Unë kam një pyetje ndaj qytetarëve: ‘A është ky ndryshimi që kemi pasur nevojë gjithë, që të amnistohen të korruptuarit, dhe të rehabilitohen kriminelët e luftës për më shumë pushtet?, ka shtuar Abdixhiku.

/Shqip.com