Lajme

Abazi do ti përgjigjet pozitivisht thirrjes së Prokurorisë

Haki Abazi, LVV
Haki Abazi, LVV

Deputeti nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi do ti përgjigjet pozitivisht thirrjes së Prokurorisë për intervistim.

Kështu ka bërë të ditur vetë Abazi përmes një përgjigje për Shqip.com.

“Natyrisht që une i përgjigjem drejtësisë” ka thënë Abazi për Shqip.com.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka thënë se do ta intervistojnë deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me pretendimet  tij për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Lexo edhe:
Zhdukja e mostrave të Deharit, Isufaj: Do ta intervistojmë Haki Abazin

Isufaj tha për Shqip.com se intervistimi i Haki Abazit do të bëhet javën tjetër.

“Po, do t’i marrim të gjitha veprimet e nevojshme ligjore. Haki Abazin do ta intervistojmë javën tjetër lidhur me pretendimet, por, për personat e përmendur nga Abazi nuk do t’i ftojmë tani”, tha Isufaj.

Kujtojmë se sot, Abazi ka folur lidhur me video incizimet për të cilat ka paralajmëruar në ditën e djeshme pas pretendimeve se kryeministri Albin Kurti ka dhënë urdhër në Kuvend që të bëhet shkarkimi i tij.

Lexo edhe:
Abazi: Duhet t’i kërkoni video-incizimet për të konfirmuar se kush zhduku mostrat e Deharit

Përmes një konference për media, Abazi ka thënë se duhet të kërkohen këto video-incizime që të konfirmohet se kush i zhduku mostrat e Astrit Deharit.

/Shqip.com