Rozë

A po planifikojnë fëmijë Einxhel dhe Dagz? Flasin vetë ata

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz

Einxhel dhe Dj Dagz janë çifti më i komentuar i Big Brother.

Kjo pas ata kanë pasur ulje dhe ngritje gjatë spektaklit dhe shumë fansa nuk kanë besuar në dashurinë e tyre.

Mirëpo ata janë duke e vazhduar shumë mirë edhe pas daljes.

Së fundi përmes një lidhje “Skype” ishte Einxhel që befasoi Dagzin, i cili ishte i ftuar në programin e mëngjesit “Wake Up”.

Çifti janë pyetur për temë më të përfolur, nëse ata do të bëhen prindër së shpejti apo jo.

“A kemi nisur punën, apo do e bëjmë bebin. Se di zemra, Dagz e keni aty pse më pyesni mua. Ishlla po ja mbush mendjen”, u shpreh Einxhel në “Wake up”.

Ndërsa, Dagz ia priu: “Të ndarë e kam mendjen unë, prej moti”./SHQIP.com