Rozë

“A ndihesh e plotësuar me Adisin?”, Fifi i përgjigjet ndjekësit

Fifi dhe Adisi

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Filloreta Taçi, e njohur si Fifi, është mjaft e komentuar nga mediat rozë.

Këngëtarja, përveç anës artistike ajo shpesh komentohet edhe për jetën e saj private.

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Fifi ka gjetur dashurinë e saj Adis Patushin.

Dyshja vazhdimisht poston imazhe së bashku dhe i dedikojnë postime njëri-tjetrit.

Se fundmi përmes një pyetësori në Instagram, Fifi është pyetur nga ndjekësit se “A është e plotësuar me Adisin?”.

“Është gjithçka që kam kërkuara në jetë. Adisi është njeriu më i mrekullueshëm që kam takuar.. nuk lodhem duke shkruar për të e as nuk do të lodhem kurrë.. vetëm Zoti ka ditur me ma sjell kapakun e tenxheres time dhuratë. Të dua më shumë se çdo gjë në univers”, është përgjigjur Fifi.

Adisi është parë shpesh edhe duke e shoqëruar këngëtaren në mbrëmjet muzikore.