Rozë

A është Xhensila Myrtezaj shtatzënë? Fansat dyshojnë pas kësaj fotoje

Xhensila Murtezaj-Këngëtare

Xhensila Myrtezaj pa dyshim që është një ndër emrat më të përfolur në estradën tonë.

Ajo gjatë shtatzënisë me vajzën e saj të parë, Ajkën, nuk postoi shumë foto në rrjetet e saj sociale.

E identitetin e Ajkës e mbajti fshehur edhe pas lindjes, për një kohë shumë të gjatë.

E sot, këngëtarja ka postuar dy fotografi me vajzën e saj që bëri fansat të dyshojnë për shtatzëninë e dytë.

Dy detaje morën vëmendjen e ndjekësve. Së pari, kanë realizuar fotografi profesionale në një ambient që duket magjik.

Dhe së dyti, dora e këngëtares qëndron mbi barkun e saj.

Xhensila për këto komente nuk ka asnjë përgjigje deri më tani.

E nga fusha muzikore, ajo ka publikuar një këngë në trio me Ghetto Geasy dhe Majk të titulluar “Mëkati Jem”, e cila ka rreth 3.2 milionë shikime në YouTube. /SHQIP.com