Lajme

A do të ketë përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës në takimin e nesërm të Ambasadës Amerikane

Kuvendi i Kosovës

Gjatë ditës së nesërme, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të organizojë një diskutim me përfaqësues të partive politike, OJQ, Kuvendi i Kosovës, Presidenca e shumë akterë tjerë lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Por a do të ketë përfaqësues nga ana e Kuvendit të Kosovës në takimin e nesërm që pritet të mbahet në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë.

Shqip.com ka nisur pyetje në drejtim të këshilltarit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli nëse nga Kuvendi do të ketë përfaqësues në takimin e nesërm.

Mirëpo Kërçeli nuk ka dhënë ndonjë përgjigje nëse nesër e përfaqëson ndonjë individ Kuvendin e Kosovës.

Lexo edhe:

Pjesëmarrjen për takimin e nesërm e kanë konfirmuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Po ashtu pjesëmarrjen në takimin e nesërm e kanë konfirmuar për Shqip.com edhe nga zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Lexo edhe:
Osmani dërgon përfaqësuesin e saj në takimin e Ambasadës amerikane për Asociacionin

Ndërsa sot, Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në bashkëpunim me Evropian Institute for Peace (EIP), kanë prezantuar sot draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Lexo edhe:
Publikohet draft-statuti për Asociacionin

Në këtë draft thuhet se Asociacioni do të themelohet në përputhje me sistemin ligjor të Kosovës dhe në përputhje me Kushtetutën e saj.

Po ashtu, theksohet se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të ketë simbolet e veta zyrtare.

Në këtë draft potencohet se ndryshimet brenda Asociacionit, duke përfshirë anëtarësimet, largimet apo shpërbërjen e tij, përcaktohen brenda statutit të tij.

/Shqip.com