A do të këtë marrëveshje?- Kurti sot takohet me përfaqësuesit e OVL e UÇK-së
Për tetë orë rresht veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar të enjten para Kuvendit të Kosovës.
Kjo pasi ata kanë kërkuar që të ndërpritet seanca plenare dhe të merren parasysh kërkesat e tyre për përfshirje në Projektligjin për pagën minimale.
Me insistim të opozitës seanca është ndërprerë dhe kryeministri, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka ftuar veteranet në takim të premten.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku për SHQIP.com, ku ka thënë se kërkesa kryesore e tyre është rishikimi i projektligjit për pagën minimale.
“Po do të marrim pjesë në takim, do të kërkojmë të rishikohet projektligji për pagën minimale” ka thënë Klinaku për Shqip.com
Ndryshe, protesta e djeshme ka përfunduar pa ndonjë incident dhe ishte e qetë./SHQIP.com