Lajme

Kjo është ftesa e Kurtit për veteranët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës se nesër nuk do të udhëtojë në Prespë por që do të zhvillojë një takim me veteranët e luftës.

Lexo edhe:
Albin Kurti i fton në takim veteranët e UÇK-së

Por tashmë është bërë publike edhe ftesa e Albin Kurtit për veteranët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Në letrën që Kurti i ka dërguar OVL-së, thuhet se Kurti nesër gjatë ditës së bashku me Hekuran Muratin dhe Armend Mujan do të presin në zyrën e kryeministrit përfaquesit e OVL-së.

Ftesa e Albin Kurtit

Takimi pritet të zhvillohet në ora 09:00./Shqip.com