Lufta në Ukrainë: Nje foshnjë lindi nën bombardime në Bucha

Anna Tymchenko ishte e frikësuar. Ajo kishte qenë në lindje për orë të tëra, derisa vendlindja e saj po bombardohej dhe banesa i dridhej. Ajo dhe bashkëshorti i saj, ishin të bllokuar pa energji elektrike, ujë apo mjek.
Qyteti i vogël Bucha, 30 km nga kryeqyteti i Kiev, ishte nën bombardime të pamëshirshme që nga fillimi i luftës.
Anna njëzet e një vjeçare, se bashku me bashkëshortin dhe vëllain e saj, ishin strehuar më parë në bodrumin e pallatit të tyre. Por kur u ndërpre energjia elektrike dhe ngrohja pushoi së punuari, bodrumi u zhyt në errësirë dhe ishte shumë i ftohtë, shkruan BBC.
Burri i Anës, Volodymyr, ishte i shqetësuar mes qëndrimit në Bucha dhe përpjekjes për të ikur. Kur më në fund vendosën të arratiseshin me makinë, u desh të ktheheshin kur dëgjuan se një kolonë automjetesh ushtarake ruse po shkonte drejt tyre.

‘’Më pas vendosëm të qëndronim në apartament. Preferova të lindja, në shtëpi dhe jo në një podrum me pluhur, kisha vështirësi në frymëmarrje, më dhëmbnim mushkritë’’, tha Anna për BBC.
Kur ajo filloi lindjen më vonë më 7 mars, ajo thirri fqinjët e saj për ndihmë. Ata pranuan të vinin, por asnjëri prej tyre nuk kishte përvojë në lindjen e foshnjave.
Victoria Zabrodskaya, fqinja 49-vjeqare e Anës, i tha BBC-së, se ishin të shqetësuar se nëse diqka shkon keq, ata nuk do të dinin qfarë të bënin.
Dhoma ishte e ndezur me qirinjë, dhe i vetmi ujë i disponueshëm ishte i ftohtë nga shishet.
‘’ Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të lindja në kushte të tilla’’, thotë Anna.
‘’Ishte surreale. Ishte fëmija im i parë dhe nuk dija asgjë’’.
Të dëshpëruar, fqinjët e Anës u përpoqën të kontaktonin stafin mjekësor, por sinjali i telefonit ishte i dobët. Ata më në fund arritën të kontaktonin një gjinekolog në Bucha pasi morën një sinjal nga ballkoni. Ai pranoi të vinte, por nuk u shfaq kurrë.
Më vonë atë ditë, ai dërgoi një mesazh si kërkim falje dhe shpjegoi se ishte ndaluar nga një patrullë ruse që i kishte thyer telefonin.
Fqinjët e Anës u detyruan ta bënin lindjen e fëmijës vet. Vetëm njëra prej tyre – Irina Yazova – kishte pakës njohuri mjekësore.
‘’Kur doli koka e fëmijës, ne u trembëm’’, thotë Victoria. ‘’Ajo ishte blu dhe ne nuk dinim çfarë të bënim. Pastaj Irina ktheu butësisht kokën e foshnjës dhe ajo doli jashtë. Ajo nuk qau në fillim- ne filluam ta godisnim, dhe më pas ajo qau dhe të gjithë ne brohoritëm’’.
Bashkëshorti Volodymyr qau me lot lehtësimi për foshnjën Alisa, e cila lindi në 8 mars – Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Dy ditë më vonë, u njoftua se Bucha ishte një nga korridoret e evakuimit të rënë dakord nga qeveria ukrainase dhe ministria ruse e mbrojtjes.
‘’Kemi kaluar gjithë natën duke diskutuar nëse të shkojmë apo jo ‘’, thotë Anna.
Ajo dhe burri saj më në fund kishin vendosur të largoheshin me fëmijën e tyre të porsalindur. Ata u përpoqën të kontaktonin njerëzit për të pyetur nëse rruga ishte e sigurt dhe shkarkonin hartat në telefonin e tyre.
Të nesërmen, 21 makina u larguan nga qyteti duke u nisur drejt Kievit. Victoria, e cila kishte ndihmuar në lindjen e foshnjës së Anës, kaloi me makinë në pjesën e përparme të autokolonës, me një flamur të bardhë të mbështjellë rreth një leckë të ngjitur në makinën e saj dhe një tabelë që thoshte ‘’Fëmijët’’.
‘’Rrugës pamë shumë skena të tmerrshme’’, thotë Anna. ‘’ Kurrë nuk e kisha menduar se do të shihja gjëra të tilla në jetën reale vetëm në filma. Kishte trupa të vdekur të shtrirë në rrugë. Shtëpitë u shkatërruan. Tanket ruse parkuan, duke drejtuar fuqitë e tyre në rrugë. Ishim të frikësuar se ata mund të hidhnin zjarrë kur ne kalonim aty’’.
Pas disa orësh, të evakuuarit kishin kaluar në mënyrë të sigurtë të gjitha postblloqet ruse dhe mbërritën në Kiev- dhe prej andej shkuan në rrugë të ndryshme.
‘’Kur dolëm, nuk mund të ndaloja së qeshuri’’, thotë Anna. ‘’Nuk mund ta besoja që arritëm të iknim’’.
Anna po shijon mëmësinë dhe mezi pret të prezantojë prindërit e saj me mbesën e re. Por ndërsa shumë nga të afërmitë e saj tani janë larguar nga vendi, ajo dhe burri i saj nuk mund të largohen dhe Anna thotë se ende nuk ndihet plotësisht e sigurtë.
‘’ Të gjitha mendimet e mia janë me atë që po ndodh ne Bucha dhe në pjesën tjetër të vendit’’, thotë ajo. Është thjeshtë e pabesueshme, por shpresojmë se mund të kthehemi në shtëpi së shpejti’’./Shqip.com