Kënga përfaqësuese e Qipros në Eurovision mban “firmën” e artistëve shqiptarë

Kënga përfaqësuese e Qipros në Eurovison 2022 është krijuar nga artistët shqiptarë.
Ka qenë Ylli Limani që ka zbuluar se së bashku me Fifin kanë krijuar melodinë e këngës “Ela” së artistes Andromache.
Ylli po ashtu ka treguar se producent i këngës është Fajton Miftari.
“Unë dhe Fifi krijuam melodi për këngën e Qipros në Eurovision 2022 përkrah emrave të mëdhenj të muzikës evropiane! Fatjon Miftarit e ka prodhuar. 10/10 Jam me fat që kam qenë pjesë e këtij ekipi të madh.”, ka shkruar Ylli krah postimit.

Kënga ndërkohë mban titullin “Ela” nën interpretimin e Andromachi që tani është publikuar edhe në YouTube.
Theksojmë që festivali evropian i këngës këtë vit do të mbahet më 10 ,12 dhe14 maj në Torino të Italisë.

Kujtojmë që Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision./SHQIP.com