Rozë Ndërkombëtar

Rita Ora dhe i dashuri i saj shfaqen dorë për dore në tapetin e kuq

Rita Ora dhe Taika Waititi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe i dashuri i saj, Taika Waititi, kanë konfirmuar romancën e tyre duke u shfaqur dorë për dore në tapetin e kuq në premierën e “The Suicide Squad” në Los Amgelos të hënën mbrëma, transmeton Shqip.com.

Taika nuk mund t’i hiqte sytë nga Rita.

Artistja, 30 vjeçare, dukej mahnitëse me një fustan të bardhë me anë të prera. 

Fituesi i “Oscar”, Taika, 45 vjeç, kishte të veshur kostum gri me një këmishë të bardhë të mbyllur.

Ai kishte vetëm sy vetëm për Ritën, duke e fiksuar shikimin e tij tek ajo.

Është hera e parë që Rita dhe Taika shfaqen në një tapet të kuq së bashku që kur filluan lidhjen këtë fillimvit.

Duke konfirmuar romancën e tyre, një burim tha më parë The Sun: ‘Ata kanë qenë çift që nga fillimi i marsit, por e kanë mbajtur jashtë vëmendjes. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre e dinë për marrëdhënien – ata janë vërtet të dashuruar me njëri -tjetrin.” /SHQIP.com