Rozë

Pasi ironizoi me krerët e UÇK-së në Hagë, Vedat Bajrami vjen me skeçin e ri për Policinë e Kosovës

Vedat Bajrami

Aktori i humorit, Vedat Bajrami, ka prezantuar për publikun skeçin e tij më të ri humoristik.

Kjo vjen disa ditë pasi bëri bujë me skeçin me titull “T’fala nga Haga”, ku mori reagime nga familjarët e ish-krerëve të UÇK-së.

Madje Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, i ka reaguar aktorit të njohur duke i thënë se ai është arsyeja numër një pse asnjëherë si ka pëlqyer humori kosovar.

Ajo gjithashtu i ka thënë se figurat historike është vështirë të imitohen, duhen shkathtësi të veçanta të cilat ti nuk i ke.

Jakup Krasniqi me vajzë

“As në imitimet e më parshme e hiç se hiç në këtë të fundit, as për së afërmi s’ke arritur të imitosh Jakup Krasniqin. Kjo sepse babi ka vlera aq të larta njerëzore të cilat për ty e shumëkënd janë të paarritshme, e shumë herë edhe të pabesueshme. Prandaj në çdo imitim të babit ti çdo herë dështon”, ka shkruar Gresa.

Ndërsa tashmë Bajrami ka sjellë një video tjetër me ironi.

Në videon e re humoristike, ai vjen në rolin e ‘Komandant Gipës’, duke ironizuar me Policinë e Kosovës, kinse ndodhet në veri të vendit.

Ironia e tij fokusohet në mënyrën se si trajtohen policët e Kosovës.

Sigurisht që pjesë e skeçit janë edhe ironia me shujtat, të cilat kanë qenë një temë debati javë më parë në mediat vendore./SHQIP.com