Rozë

Poni i dedikon këngë Beniadës

Beniada dhe Poni

Big Brother ka arritur shikueshmëri të madhe.

E gjithë kjo pasi personazhet brenda janë figura të njohura për publikun jashtë.

Mirëpo ajo që është duke mahnitur publikun me të folurën dhe çiltërsinë e saj është modelja Beniada Nishani.

Ajo tashmë është shndërruar në të preferuarën e publikut duke shkuar edhe në finale në mesin e katër banorëve.

E për këtë dashuri që ajo ka krijuar jashtë këngëtarja Poni i ka kushtuar edhe një këngë.

“Vajzat shqiptare janë të bukura si Beniada” këndon një pjesë të frazës ajo.

Ndryshe javë më parë këngëtarja ka befasuar Beniadën në Big Brother me këngën e saj të preferuar./SHQIP.com