Erioni përfundon në spital pas takimit me Anën

Pasi në prapaskenat e “Për’puthen” u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, më në fund Ana zgjodhi në takim Erionin.
Ndonëse nuk ndihej mirë me shëndetin, ky i fundit shkoi në takim.
Kur takimi po transmetohej në studio, Ana tregoi se pasi kishin përfunduar xhirimet e takimit, e kishte shoqëruar konkurrentin në spital pasi kishte ethe dhe temperaturë.
“Doktori po tregonte çfarë ilaçesh duheshin. I tha Erionit ndoshta ti nuk e kupton por kemi kolegen këtu. Mendoi se unë isha vërtet mjeke”, u shpreh ajo me të qeshur.
Në sezonin e kaluar, një takim i Anës, me konkurrentin Arjonin, jashtë programit, u bë shkak që ajo të përjashtohej.
Në atë kohë, kur Arjoni publikoi foton me Anën në shtrat, kjo e fundit u arsyetua se kishte shkuar në shtëpinë e tij për t’i dhënë një paracetamol sepse ishte i sëmurë.
Ndërsa, kur u rifut në program, ajo tha se nuk do të bëjë më të njëjtin gabim.
“Dhe kur shkova në spital me Erionin morëm një të tretë, bëmë dhe foto/video, që të gjithë ta shihnin”, u shpreh Ana./SHQIP.com