Luana Vjollca realizon fotosesion mahnitës në Mauritius
Publikuar:
(14.01.2022 23:50:00)
Viti 2022 për Luana Vjollcën ka nis me pushime luksoze në Afrikë.
Ajo ndodhet në ishullin Mauritius që ndodhet në juglindje të kontinentit të Afrikës, ku edhe po sjelle pamje nga atje.
Edhe së fundmi, përmes llogarisë së saj të Instagram-it, Luana postoi një fotosesion të realizuar në një pishinë ku shihet e veshur në bikini me ngjyrë të zezë.

Me një pamje pa grim dhe aksesor ari Luana duket në formë shumë të mirë.
Pas kësaj, Luana ka marrë komente të shumta duke përgëzuar për fotografitë e realizuara.
Ndryshe, ajo nuk ka zbuluar se kush po e shoqëron në pushime, gjë të cilën Luana nuk e ndanë asnjëherë me publikun./SHQIP.com
