Rozë Ndërkombëtar

Cardi B ia dhuron bashkëshortit të saj dy milionë dollarë

Cardi B dhe Offset

Rep-artisti i njohur, Offset, dje ka festuar ditëlindjen e tij të 30-të.

Për një rast të tillë, bashkëshorja e tij, Cardi B ka zgjedhur që ta surprizojë me një shumë të majme parash.

Në rrjete sociale u publikuan imazhe derisa dyshja po festonin, teksa u vërejt një çek që reperi po e mbante në duar.

Bëhet fjalë për dy milionë dollarët, që Cardi ka zgjedhur që t’ia dhurojë partnerit.

Për të thuhet se ka pasuri të madhe, duke numëruar kështu rreth 40 milionë dollarë./SHQIP.com