Aktori i njohur: U anulua shfaqja në Teatrin Kombëtar për shkak të rrymës

Gjatë ditës së sotme KEDS ka njoftuar se do të ketë rekrutime të energjisë elektrike në Kosovë.
Kjo si duhet ka shkaktuar disa probleme në sektorë të ndryshëm, e sidomos në Teatrin Kombëtarë.
Një gjë është bërë e ditur nga një postim i Kushtrin Sheremetit, i cili njoftoi se ka dështuar shfaqja në të cilën po luante.
Aktori këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku edhe tregoi për pakënaqësitë.
#KEDS e ndal rrymen fiks ne ora 20:00 ne Teatrin Kombetar te Kosoves, Teatrit Kombetar nuk i punon gjeneratori qe 2-3 vjet dhe si pasoje anulohet shfaqja Lela & Co ndersa salla ishte plot me publik #KosoveDjepLirie
— Kushtrim Sheremeti (@ksheremeti) December 22, 2021
“KEDS e ndal rrymën fiks në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatrit Kombëtar nuk i punon gjeneratori që 2 – 3 vite dhe si pasojë anulohet shfaqja Lela&Co ndërsa salla ishte plot me publik”, tha ai.
Ai po ashtu bëri të ditur se ndalje e rrymës është bërë në orën 20:00./SHQIP.com