Rozë

2 Ton lanson këngën e re “A t’ka marr malli”

2 Ton

Rep-artisti i njohur, 2 Ton, vazhdon të jetë ndër më të preferuarit në estradën shqiptare.

Ai për vite të tëra ka arritur të qëndrojë afër ndjekësve të tij, të cilët e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme.

Ndërkaq, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e re.

“A t’ka marr malli” mban titullin prodhimtaria muzikore, për melodinë dhe tekstin e së cilës është përkujdesur vet artisti.

Që në minutat e parë të lansimit, projekti ka marrë me mijëra shikime në YouTube./SHQIP.com