Dj PM reagon pasi u tha se Dj Dagz e tradhtoi me rikthimin në Big Brother

DJ PM dhe DJ Dagz janë eleminuar të martën nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, por produksioni përmes votave të publikut rikthej njërin nga ta.
Ishte Dagz ai që u rikthye në shtëpi edhe pse gjatë bisedën me PM i tha se nuk do të qëndronte shumë, por që është duke e vazhduar qëndrimin.
Të shumtë ishin ata njerëz në rrjete sociale që e quajtën tradhti ndaj Dj PM, rikthimin e Dagzit në Big Brother, pasi sipas tyre duhej që edhe ai të dilte.
Por, sot ka reaguar Dj PM, pasi Dagz kishte bërë një bluzë me një dedikim për të dhe e kishte vendosur në oborr.
“Biri jem t’du shumë, i miss you too, po shihemi shumë shpejt. deri ne vdekje ItsPmtodheDagznoë”, ka shkruar ai.

Ndryshe të shumta janë reagimet në publik pas largimit të dyshes, shumica nga ta akuzuan produksionin për skenar.
Dagz është duke vazhduar raportin e tij me Einxhel, ndërsa PM me Sarën edhe pse nga largësia./SHQIP.com