Ndalet rryma edhe në Kuvendin e Kosovës
Publikuar:
(14.12.2021 17:28:58)

Ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur të martën edhe në Kuvendin e Kosovës, përcjell Shqip.com.
Gjatë debatit parlamentar për pagat në sektorin public, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kërkoi pesë minuta pauzë.
Sipas tij, pas ndërprerjes së rrymës, Kuvendi do të kalojë në sistemin me gjenerator.
“Tash do të ndalet rryma, pasi ndalet rryma deri sa të kalojmë në sistemin tjetër me gjenerator, kërkoj pesë minuta pushim dhe kthehemi në seancë prapë”, tha ai.
Ndryshe, për shkak të krizës energjetike në Evropë, së fundmi në Kosovë është duke pasur reduktime të ashpra të energjisë.
Madje, Qeveria e Kosovës të martën ka publikuar një manual ku udhëzohen qytetarët se si të kursejnë energjinë elektrike.