Lajme

E akuzoi për privatizim, Haradinaj – Kurtit: E kam riblerë tokën e babait tim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i reagoi kryeministrit, Albin Kurti, duke i thënë se i kishte riblerë 200 hektarë të babait të tij, përcjell Shqip.com.

Ky reagim i Haradinajt erdhi pasi që Kurti tha se ai duhet t’ia kthej shtetit 200 hektarë, që sipas tij i kishte privatizuar, dhe që shteti do t’i jepte Haradinajt 70 mijë euro.

Lexo edhe:
Kurti premton Ligjin për Paga: Do t’u japim fund problemeve thelbësore

“Kurti sa herë po do me u fsheh prej pazotësisë, po thotë i ke ble 200 hektarë tokë , po është e vërtet zotëri Kurti, e kom ble me ligje të Kosovës në kohë të OKB-së e kom shfrytëzuar një të drejtë ligjore që ka mundur edhe një shtetas i huaj. Dhe e kam riblerë tokën e babës tim, dhe të katundit tim në Gllogjan”, tha Haradinaj.

Në seancën e Kuvendit të martën ku po zhvillohet debat parlamentar lidhur me çështjen e pagave në sektorin publik, Haradinaj tha se qeveria e tij e kishte sjellë Ligjin për Paga, për të cilin ishin lavdëruar nga Bashkimi Evropian.

Lexo edhe:
Kurti – Haradinajt: Le t’i kthen në shtet ata 200 hektarë, ne ia kthejmë 70 mijë euro

Por, Haradinaj akuzon Qeverinë aktuale pasi që thotë se e “ka hequr nga agjenda legjislative për një kohë të pacaktuar”.

“Kjo Qeveri, e ka heq nga gjenda legjislative për një kohë të pacaktuar. Në të njëjtën kohë kësaj Qeverie i teprojnë 400 milionë euro. O jeni të pa zotë, o keni probleme serioze në implementim, o jeni kundër atyre që paguhen nga publiku”, ka thënë ai./SHQIP.com