Rozë Ndërkombëtar

Travis Scott largohet nga lista e artistëve për të performuar në “Coachella 2022”

Travis Scott

Rep-artisti i njohur, Travis Scott, u bë tejet i diskutuar për shkak të koncertit të tij, ku mbetën të vdekur 10 persona.

Në festivalin ‘Astroworld’ mbetën të lënduar edhe me qindra persona, derisa ende nuk i dihet arsyeja e këtij incidenti, shkruan Daily Mail.

Përkundër kësaj, reperi është larguar tani nga lista e artistëve, të cilët do të performojnë në festivalin e “Coachella 2021”.

Kjo ka ardhur si pasojë e një peticioni që është krikuar për reperin, derisa nënshkruesit kanë zgjedhur që ai të mos merr pjesë.

Deri të premten që lamë pas, peticioni ka marrë afër 60 mijë nënshkrime.

“Coachella” përndryshe është themeluar në vitin 1999, teksa konsiderohet ndër koncertet më të mëdha në Amrikën Veriore./SHQIP.com