Romeo për Donald Veshaj: Vetëm koha ndryshon, unë dhe ti jo
Publikuar:
(09.12.2021 18:49:45)

Aktori i njohur, Romeo Veshaj, së fundmi është bërë tejet aktiv në rrjete sociale.
Pothuajse në të gjitha postimet e tij në Instagram, ai si temë ka mungesën e vëllait të tij, Donaldit.
Ky i fundit ka rreth dy muaj në Big Brother Vip, derisa po bëhet pjesë në faqet rozë për shkak të lidhjes së tij me Beatrix Ramosaj.
Në një video të shpërndarë nga Romeo në Instagram, ai shihet së bashku me binjakun derisa e surprizoi në shtëpinë e famshme.
“Vetëm koha ndryshon, unë dhe ti jo”, ka shkruar ai në përshkrim.
Përndryshe , Romeo gjatë hyrjes në BBV u ndërrua për pak çaste me Donaldin, teksa banorët nuk e vërejtën fare ndryshimin./SHQIP.com