Rozë Ndërkombëtar

Boris Johnson bëhet baba për herë të shtatë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është bërë baba për herë të shtatë.

Ai së bashku me bashkëshorten e tij, Carrie, do të bëhen prindër të një vajze, shkruan Azerbaycan24.

“Kryeministri dhe zonja Johnson janë të lumtur të njoftojnë se në jetë ka ardhur vajza e tyre”, thuhet në një deklaratë.

Po ashtu ata u shprehën se nëna është në gjendje të mirë pas lindjes, derisa dyshja falënderojnë stafin mjekësor për kujdesin.

E porsalindura është motra e djalit të tyre, Wilfred, i cili lindi në prill të vitit 2020. Çifti ishin martuar në një ceremoni privatë në maj të po të njëjtit vit.

Johnson ka po ashtu edhe katër fëmijë të tjerë, së bashku me gruan e tyre, Marina Wheeler. Ata u divorcuan në vitin 2020, pas 25 vitesh martesë./SHQIP.com