Art Jetese

Këto janë simptomat e variantit Omicron

Ilustrim, simptomat e variantit Omicron

Varianti i ri Omicron, dyshohet të jetë më i transmetueshëm dhe se mund të ketë simptoma të ndryshme nga lloji origjinal i Coronavirusit.

Varianti, i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut, është kategorizuar si një “variant shqetësues” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe tashmë është zbuluar se ka 30 mutacione të ndryshme, duke përfshirë tipare që nuk janë parë më parë.

Hulumtimet kanë treguar se varianti Omicron ka aftësi “të konsiderueshme” për të shkaktuar riinfeksion tek njerëzit që kanë pasur më parë Covid-19.

Sipas revistës “National World”, për shumicën e njerëzve varianti mund të shkaktojë vetëm simptoma të lehta, ndërkaq ka radhitur disa prej tyre.

Lodhja

Lodhja ekstreme është lidhur me variantin e ri Omicron, si dhe me llojet e mëparshme. Ndërsa nuk dihet se sa mund të zgjasë lodhja pas infeksionit me Omicron, simptoma zakonisht zgjat nga pesë deri në tetë ditë me variante të tjera, megjithëse disa njerëz mund të ndjehen të lodhur për disa javë.

Dhimbje trupi

Ashtu si me llojin origjinal të koronavirusit, pacientët e infektuar me Omicron kanë raportuar se kanë përjetuar dhimbje trupi.

Ilustrim, dhimbje koke

Dhimbje koke

Dhimbja e kokës është një tjetër simptomë e zakonshme e raportuar e infeksionit Omicron deri më tani.

Gërvishje të fytit

Gërvishtja e fytit, pa kollë, është raportuar gjithashtu si një simptomë e variantit Omicron.

Ekspertët shëndetësorë, rekomandojnë se marrja e paracetamolit dhe pirja e shumë lëngjeve ndihmojnë në lehtësimin e çdo dhimbjeje./Shqip.com