Rozë

Largohet njëra nga konkurentet e “Perputhen”: Shëndeti im mendor më i rëndësishëm

Ritvana Fetahu

Ritvala Fetahu, njëra nga konkurentet më me energji në “Përputhen” është larguar nga program.

Ajo një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, derisa përmendi edhe arsyen e largimit.

Sipas Ritvanës, shëndeti i saj mendor dhe fizik janë më të rëndësishëm se sa qëndrimi në një format të tillë.

Postimi i Ritvanës

“Unë nuk jam pjesë e programit, pasi shëndeti im qoftë mendor apo fizik është më i rëndësishëm se sa një program televiziv”, ka shkruar ajo.

Tutje bukuroshja shtoi: “Me intereson trekendeshi imagjinar, pasi unë e kam thyer atë trekëndësh akoma pa u formësuar”.

Për fund, ish-konkurentja u shpreh se gjithçka që bie ndesh me parimet e jetës së saj, do të mundohet që t’i largojë nga vetja./SHQIP.com