Lajme

24-vjeçari që vdiq në poligonin e shenjëtarisë në Obiliq e plagosi veten

Shiriti i policisë.

24-vjeçari i cili vdiq të mërkurën në një poligon shenjëtarie në Obiliq ka plagosur veten e tij me një plumb në kokë.

Në një prononcim për Shqip.com nga Poligoni i Shenjëtarisë “Katana”, kanë treguar se fillimisht viktima është këshilluar për gjuajtjen me armë.

Lexo edhe:
Vdes 24-vjeçari pasi u plagos me armë zjarri në poligon shenjëtarie në Obiliq

Më pas, sipas tyre, ai ka gjuajtuar katër plumba, kurse plumbin e pestë ia ka drejtuar vetes në kokë.

“Është një vetëplagosje, fatkeqësisht po më duket që ndërroi jetë një 24-vjeçar. Është këshillu, është udhëzu, ia ka mbush armën instruktori, ligjërisht krejt dokumentet është regjistru, çdo sen në procedura të rregullta.

I ka gjujtë katër plumba, të pestin ia ka drejtuar në kokë vetit, po fatkeqësisht paska informacion se ka ndërruar jetë. Është dërgu me emergjencë ka shku gjallë deri para 20 minutave ishte në jetë, tash më thanë që ka ndërru jetë”, tha ai.

Ndryshe, vdekjen e tij e ka konfirmuar Naser Syla, mjek kujdestar në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Syla për Shqip.com bëri të ditur se viktima kishte plagë të rënda të cilat nuk mundi t’i përballonte dot.

Po ashtu, edhe Policia ka njoftuar se hetuesit policorë janë në vendngjarje dhe po e hetojnë rastin./SHQIP.com