Labi për Adriana Matoshin: Nëse të duhen mjete për shërim jashtë vendit, jam i gatshëm të kontribuoj

Gjatë ditës së hënë aktorja, Adriana Matoshi njoftoi se i është rikthyer tumori pas nëntë vitesh.
E gjithë kjo ngjalli reagime të shumta nga aktorë, këngëtarë politikanë dhe qytetarë të shumtë të cilët kanë shkruar mesazhe mbështetëse për Matoshin.
Së fundmi edhe ish-deputeti e këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri ka deklaruar se nëse Adrianës i duhet ndihmë do të jetë aty 24 orë, ndërkohë që beson se do ta kalojë edhe këtë sfidë.

“Adriana është një nanë e fortë shqiptare, e njohim, e cila ka përballuar sfidatat e saj edhe në të kaluarën e deri më tani, edhe kur i ka arritur majat e sukseseve në karrierën e saj!Nëse rastësisht i duhet ndihma nga ana jonë, për të grumbulluar mjete për shërim jashtë vendit, prapë edhe për artisten tonë , do të dal në rrugë si ushtar i saj , për të bërë çmos që ajo t’a luftojë këtë sëmundje”, ka shkruar ai.
Ndryshe sot për nder të aktores, Adriana Matoshi e cila përsëri u diagnostikua me tumor në tru, u organizua ecja në sheshet e Prishtinës.
Numër i madh i qytetarëve, kolegë e familjarë në mbështetje të Adrianës kanë ecur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar”./SHQIP.com