Rozë

Modelja shqiptare, flet për lidhjen e saj me Robin Krasniqin

Marigona dhe Robini

Modelja shqiptare, Marigona Krasniqi, gjatë këtyre ditëve është komentuar  për një lidhje dashurie me  boksierin Robin Krasniqi.

Ajo së fundmi në një intervistë ka folur për lajmet që janë duke qarkulluar në media.

Përkundër se nuk ia zbuloi sërish emrin në bazë të asaj që deklaroi në “Ftesë në 5” u përfol se kishte të bënte me sportistin nga Juniku.

Ajo tha se familja për të është shumë e shenjtë, si dhe deklaroi se shumë shpejt mund të ketë një dasmë.

Kështu që gjërat e tjera mund të presin, por familja ne e themi në Kosovë nuk ka të paguar. Jam shumë gati pasi që është gjëja më e bukur që mund të më ndodh”, ka thënë ajo.

Lexo edhe:
Robin Krasniqi konfirmon lidhjen me modelen shqiptare

Robini nga ana tjetër ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me Marigonën.

Ndryshe, Robini ka kohë që është ndarë nga modelja, Heidi Lushtaku, ku kjo e fundit ka deklaruar se dyshja kanë mbetur shokë./SHQIP.com