Lajme

10 masat anti-vandalizëm / Nga gjoba deri në 5 mijë euro, listë të zezë për huliganët, ndalim udhëtimi jashtë vendit, pagesa e dëmit, shkarkim të mësuesve deri tek kriminalizimi i fshehjes së fytyrës në protestë

Qveria Rama po përgatit një paketë ligjore, me masa të ashpra, duke iu përgjigjur kështu shpërthimit të dhunës dhe shkatërrimit në Tiranë, skenar pas të cilit partia në pushtet akuzon se fshihet opozita, qarqe eskrtemiste, duar të huaja dhe krimi i organizuar. Paketa me masa kundër vandalizimit dhe huliganizmit u prezantua sot nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se dhunuesit nuk kanë asnjë shans të arrijnë qëllimin e tyre dhe të diktojnë ‘sallatën e prishut të një matufi’, duke iu referuar Berishës.

“Pas një pune intensive me ekspertë europianë dhe koordinim me partnerët francezë dhe italianë, dhe duke u mbështetur në modelin e adaptuar prej tyre ndaj të njëjtës flamë antidemokratike, kemi gati paketën ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane“, tha Rama.

Paketa e masave

1. Gjobë deri në 5 mijë euro për pjesëmarrësit në tubime të dhunshme që nuk largohen pas paralajmërimit të policisë.

2. Fshehja e identitetit (fytyrës) në protestë do të konsiderohet vepër penale dhe do të parashikohet në Kodin Penal.

3. Publikimi adresës së punonjësve të policisë dhe personave të tjerë për t’a vënë në rrezik do të parashikohet si vepër penale në Kodin Penal.

4. Për të miturit e përfshirë në akte dhune, gjoba do të kalojë për llogari të prindërve të tyre.

5. Listë e zezë me persona e përfshirë në akte dhune dhe ndalim për të udhëtuar jashtë vendit deri kur të ‘mbarojnë punë’ me drejtësinë.

6. Policia mund të kufizojë tubimet deri në 72 orë rreth objekteve të caktuara, sidomos objekteve arsimore dhe objketeve fetare.

7. Do shkarkohen mësuesit që nxisin nxënësit për të marrë pjesë në protesta të dhunshme.

8. Policia do kërkojë fshirjen e postimeve në rrjetet socilale ku bëhet thirrje për dhunë apo gjuhë urrejtje. Nëse postimi nuk fshihet, do të nisë menjëherë procedim penal.

9. Bizneset e vogla të dëmtuara nga huliganët do të dëmshpërblehen në masën 100% të dëmit, ndërsa bizneset e mëdha në masën 70%.

10. Videot e falsifikuara me inteligjencë artificiale dhe shpërndarja e tyre pa pëlqim me foto ose zë të falsifikuar të një personi, kur mashtrojnë publikun dhe i shkaktojnë dëm personit bëhet vepër penale.

©Shqip.com