Bardhi: Kompania që u kap me 41 kg kokainë (AMG Food), përfitoi nga Qeveria 1 mln € nga fondet e IPARD
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur akuza, kundrejt kompanisë AMG Food, kontejnerët e së cilës u kapën me 41 kg drogë pak ditë më parë në Portin e Durrësit.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se, kjo kompani ka përfituar rreth 1 milion euro nga fondet e programit IPARD.
Sipas Bardhit, kompania, e krijuar në vitin 2019, është shpallur përfituese e fondeve IPARD në vitin 2021 dhe financimi është marrë në vitin 2023.
Ai thotë se bëhet fjalë për rreth 1 milion euro fonde, të financuara nga programi europian për mbështetjen e bujqësisë.
” (AMG Food), e krijuar në 2019-ën. Deklarohet si përfituese nga fondet IPARD në 2021-shin. Me letra del se financimin e ka marrë në 2023-shin. Granti, pra fondi dhuratë nga paratë e takapaguesveeuropianë të programit IPARD: rreth 1 milionë euro. Sponsor publik që në vitin 2021 : kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në vitin 2021 Edi Rama shkoi personalisht për ta promovuar kompaninë si një prej investimeve të financuara nga IPARD-i, që do të rriste sigurinë ushqimore, standardet e prodhimit dhe mundësinë për të eksportuar në tregun europian. Në mars 2025, për ta shtuar në skedën e kompanisë,zbulohet hedhja në tregun shqiptar e 8 tonëve mish pule me salmonelë. Në shtator 2026, në skedën e kompanisë u përfshi edhe trafiku i kokainës”.
Pra, me sponsor publik Kryeministrin e Shqipërisë, qeveria financoi me taksat e qytetarëve të bashkimit europian, një biznes, i cili, bashkë me pulat e ngrira nga Brazili, solli në Shqipëri, tre ditë më parë, edhe 41 kilogramë kokainë”,- shprehet Bardhi ndër të tjera.

/Shqip.com