Sidorela Vatnikaj e “Flamingove” u financua me 25 mijë euro nga Soros? Çako publikon dokumentet dhe hedh akuza të forta ndaj aktivistes
Alfred Çako ka vijuar akuzat ndaj aktivistëve të përfshirë në protestat e ashtuquajtura “Flamingo”, duke publikuar të dhëna që, sipas tij, tregojnë për financime nga organizata të lidhura me George Soros.
Në një postim në rrjetet sociale, Çako ka vënë në shënjestër aktivisten Sidorela Vatnikaj, duke pretenduar se ajo ka përfituar 25 mijë euro në kuadër të financimeve nga organizata të huaja. Pak ditë më parë, të njëjtën akuzë Çako bëri edhe për bashkëjetuesin e Sidorelës, gjithashtu aktivist, Edison Lika.
“Siç ju thashë dje, do fillojmë të hedhim gjithë OJF-istët që kanë gllabëruar fonde nga organizatat e huaja e dalin cicërrijnë atje tek mikrofoni si patriotë të mëdhenj. Me radhë do japim dhe të tjera”, shkruan Çako.
Më tej, ai përmend drejtpërdrejt Sidorela Vatnikajn, të cilën e akuzon se është pjesë e rrjetit të aktivistëve të financuar nga organizata të huaja.
“Sot me Sidorela Vatnikaj që e thërresin me statusin e soroistes dhe globalistes në OKB!”, vijon ai.
Çako pretendon gjithashtu se Vatnikaj është e lidhur familjarisht me persona të tjerë të përfshirë në protestë dhe e cilëson atë si pjesë të një grupi OJF-istësh që, sipas tij, kanë përfituar fonde të huaja.
Në postimin e tij, Çako paralajmëron se do të publikojë edhe të dhëna të tjera për persona të përfshirë në protestat e “Flamingove”.
Pretendimet për financime të Sidorela Vatnikajt dhe aktivistëve të tjerë janë bërë edhe në publikime të tjera gjatë ditëve të fundit, ndërsa janë publikuar edhe materiale të paraqitura si dokumente financimi.
Çfarë shkruan Alfred Cako?
Siç ju thashë dje, do fillojmë të hedhim gjithë OJF-istët që kanë gllabëruar fonde nga organizatat e huaja e dalin cicërrijnë atje tek mikrofoni si patriotë të mëdhenj. Me radhe do japim dhe të tjera.
Sot me Sidorela Vatnikaj që e thërresin me statusin e sorosistes dhe globalistes në OKB!
Kjo është gjak i afërt me G.Prognin dhe gruaja r Edisonit që kakarris tek mikrofoni. Edhe ky është një OJF-ist i thekur.
Ca nga ca.
/Shqip.com
